Categories Kuriozitete

Këpucët e Churchill shiten në ankand për çmimin marramendës

Një palë këpucë kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afër 40,000 dollarë. “Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950”, shkruan BBC. Këto këpucë, Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955. Ata ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga ankandistët Bellmans të Sussexit. Fillimisht pritej që të shiteshin me çmimit 15,000 dollarë, por në fund u blenë për 39,040 dollarë.

Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.

Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudani etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez. Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME