Categories Lajme

Shqipëria i hap rrugë blerjes së vaksinave nga Kina dhe Rusia

Të paktën edhe për dy javë në fuqi do të mbeten masat anti-Covid që janë aplikuar deri tani. Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi këtë të enjte praninë e mutacionit britanik të koronavirusit. Nga vëzgjimi i bërë prej tyre, rezulton që në harkun kohorë të 2 javëve është vënë re një ulje e lehtë e infektimeve ditore dhe fataliteteve.

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën blerjes së vaksinave edhe nga Rusia dhe Kina. Përmes aktit normativ i jepet e drejta për të negociuar me shtetet që prodhojnë vaksina Ministrisë së Shëndetësisë si dhe atij të Rindërtimit. Vendimi vjen në kohën kur konfirmohen zyrtarisht rastet e para të të prekurve me mutacionin britanik të koronavirusit. Në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetëssië deklaroi se mostrat u analizuan në laboratorin e Ankarasë.

Ky variant thonë ekspertët është më i transmetueshëm dhe më agresiv. Duke u nisur nga rastet ditore të të prekurve me koronavirus, Komiteti shikon si të arsyeshme që në fuqi të mbeten masat aktuale kundër koronavirusit. Megjithëse lanë të hapur vlerësimin e vendimit për ndalimin e grumbullimeve. Shefja e Pediatrisë në QSUT, Gjeorgjina Kuli, bëri një analizë të infektimeve mes moshave pediatrike, duke deklaruar se vetëm 5 përqind e rasteve pozitive janë shtruar në spital.

Të premten pritet të vijnë edhe dozat e para  të vaksinës nga AstraZeneca, për të cilat Komiteti ynë ka vendosur ta përdorë atë te të gjitha grupmoshat, megjithëse kjo kompani sugjeron që ato të mos injektohen te personat mbi 65 vjeç. Pas largimit të Tritan Kalos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ky e fundit u zgjerua edhe më 3 anëtarë të tjerë,  Dr Dhimitër Kraja, Ermira Kola dhe Alban Ylli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME