Categories Lajme

23% e familjeve shqiptare e mbajnë “frymën gjallë” me remitancat

Afërsisht një e katërta e familjeve që jetojnë në Shqipëri jetojnë duke patur si burim kryesor të të ardhurave të tyre dërgesat e emigrantëve. Në një studim të bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, vlerësohet se 23% e familjeve në vitet 2014-2018 kanë përfituar nga remitancat, ndërsa vlera vjetore mesatare e këtyre dërgesave arrin në 2 mijë euro në vit për një familje. “Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohet të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve.”

Raporti tregon se 69% e të ardhurave nga emigracioni shkon për përballimin e nevojave për konsum të ushqimeve dhe shpenzimet e tjera në banesë si ujë dhe energji elektrike. Analizat e bankës qendrore kanë evidentuar se kostot e dërgesave të parave për emigrantët janë të larta, ndërsa forma kryesore e pagesave është “cash”-i, duke rënduar kostot në ekonomi. “Vlerësohet që në mungesë të këtyre kostove, rritja ekonomike për vitet 2014-2018 do të ishte rreth 3.8%, 0.7 pikë përqindje më e lartë se norma faktike.”

Për 9 muajt e parë të vitit 2019 të ardhurat e emigrantëve arritën në 351 milionë euro, kundrejt 501 milionë eurove që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME