Categories Lajme

23-vjeçari shqiptar i arratiset policisë në Gjermani

Një i burgosur shqiptar në Gjermani është arratisur teksa po bëhej gati transportimi i tij në një tjetër burg. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në distriktin Baden Aargau.

Sipas mediave gjermane, 23-vjeçari shqiptar, po përgatitej që të futej në një automjet transporti për t’u dërguar në një tjetër burg.

Edhe pse ishte i prangosur, mundi t’u shpëtonte autoriteteve gjermane dhe u arratis.

Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, por nuk ka bërë të ditur identitetin.

23-vjeçari nga Shqipëria ka qenë i veshur me pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe këpucë të bardha.

Pavarësisht se nisi menjëherë një kërkim për gjetjen e tij fill pas arratisjes, nuk u bë e mundur gjetja e shqiptarit.

Sipas policisë gjermane, 23-vjeçari është i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë për krime kundër pronës, por vendimi nuk është i formës së prerë.

Policia gjermane, në thirrjen që u ka bërë qytetarëve që të denoncojnë nëse pikasin shqiptarin, nuk e konsideron atë një person të rrezikshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME