Categories Lajme

24 dosje nga Krimet e Rënda i kalojnë SPAK-ut, 37 kalojnë te rrethet

24 procese gjyqësore, prej tyre Grupi Habilaj, Kokaina e Maminasit dhe vrasjet e kryera nga grupet kriminale do të mbeten tek krimet e rënda por me emërtimin e ri gjykata kundër krimit të organizuar njohur si GJKKO.ReportTv ka siguruar listën ë gjyqeve të cilat do të mbeten në GJKKO ndërsa 37 procese të cilat janë në shqyrtim do të shpallet moskompetenca dhe do të kalojnë në gjykatat e rretheve.Në GJKKO pritet të kalojë edhe prokurori i Gjirokastrës Spartak Cocoli i cili është nën akuzë për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë.Ndërsa në 37 proceset që transferohen në rrethe kryesojnë ato me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve kryer nga individ, kultivimi narkotikëve dhe veprat penale të vrasjeve.Ahmet Ajeti i njohur si kosovari që tentoi të vrasë Lulzim Berishën është një prej proceseve të cilat do të kalojnë nga krimet ku është në gjykim tek gjykata e Durrësit.Më 19 dhjetor me betimin e prokurorëve të SPAK pritet të nis dhe gjykata kundër krimit të organizuar, gjykatë në të cilën deri më tani kanë dhënë pëlqimin për të ushtruar detyrën 13 gjykatës.Ata nuk kanë kusht kalimin e vettingut por me nisjen e GJKKO ata do ti nënshtrohen vetting me përparësi.Pas më shumë se 15 vitesh krimet e rënda pushojnë së ekzistuari ndërsa do të kujtojet si gjykata në të cilën për herë të parë u dhanë dënimi me burg përjetë edhe për bandat e vitit të mbrapsht 1997.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME