Categories Lajme

24 orët e fundit, 119 raste të reja, Katër persona humbin betejën, dhe një 82-vjeçar nga Vlora

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Kështu, numri total i viktimave në vend shkon në 117.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në raportimin ditor se jetën e ka humbur një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv. Ndërsa, në spitalin “Shefqet Ndroqi” humbi jetën një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Njoftohet gjithashtu se me gjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020) Testime totale 36388 Raste pozitive 4290 Raste të shëruara 2397 Raste Aktive 1776 Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 893 ,Durrës 201,Shkodër 201,Vlorë 100, Lezhë 89,Korçë 63, Kukës 52,Elbasan 51,Fier 43,Berat 35,Dibër 26, Gjirokastër 22

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME