Categories Lajme

24 shërbime online nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit/ Denaj: Reduktohen me 50 % dokumentet që ju kërkoheshin qytetarëve

Janë 24 shërbime online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që sot ofrohen vetëm online duke lehtësuar ndjeshëm kohën dhe pritjen e qytetarëve shqiptarë në zyrat e punës. Kështu deklaroi gjatë një interviste për ERTV nga mjediset e Zyrës së Punës Durrës, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila shtoi se në vijim të revolucionit dixhital, qytetarët lehtësohen nga një masë e madhe dokumentash që duhej të dorëzonin në sportelet e zyrave të punës. Në zyrën e punës Durrës, si në të gjitha zyrat e tjera në të gjithë vendin, qytetarët mund të aplikojnë për regjistrimin si punëkërkues të papunë online nga shtëpia, biznesi mund të shpallë vendet e lira të punës si dhë të bëhet online kërkesa për vërtetimet si punëkërkues i papunë, aplikimet për kurse profesionale, pa qënë nevoja të paraqiteni te zyra e punës. “Këto 24 shërbime shkëmbejnë informacion, shkëmbejnë dokumentacion me shumë institucione që kanë të bëjnë me institutin e sigurimeve shoqërore, regjistrimit në biznes të individëve dhe me dixhitalizimin lehtësohet 50 % e dokumentacionit që i kërkohej qytetarit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Tani këtë dokumentacion e siguron dhe e ndjek administrata për llogari të qytetarit”, tha Denaj. Ministrja sqaroi se janë gjithashtu 477 shërbime nga pesë institucione të Ministrisë së Financave, të ofruara online si pjesë e Revolucionit Digjital, që ka filluar vitin e kaluar me drejtorinë e tatimeve dhe doganave, ku gati 90 % e shërbimeve aty është aktualisht online.

“Janë 149 dokumenta të 477 shërbimeve që nuk do merren më nga qytetari për t’i paraqitur në sportel. 70 % e kohës dhe dokumentacionit do të lehtësohet për të gjithë gamën e shërbimeve të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë”, tha Denaj. Denaj njoftoi se është duke u futur një sistem i ri ku gjithë zyrat e punës do jenë online dhe do monitorohen jo vetëm ofertat dhe kërkesat midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve në një rajon, por edhe në rajonet ngjitur me njëri tjetrin, sepse mundet që nga një qytet i afërt të merret një punëkërkues duke i siguruar atij edhe transportin. Në këtë sistem, sipas Denajt, të dhënat për rajonet do të jenë të integruara. Në të gjithë Shqipërinë, zyrat e punës patën 50 mijë mundësi punësimi dhe mundësuan punësimin e 30 mijë punëkërkuesve gjatë vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME