Categories Lajme

24-vjeçarja në intubim, e motra: Na ndihmoni, bebi ka mbetur vetëm, shpenzimet në Turqi të shumta

Xheni Kaba është 24-vjeçarja e cila gjendet e intubuar prej ditësh. Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua dhe aktualisht ndodhet për kurim më të specializuar në Turqi. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, motra e Xhenit, Linda Kaba, ka treguar se gjendja e saj është e mirë, pra ka kaluar rriskun, por bebi ndodhet vetëm në Tiranë i intubuar.

“Gjendja e Xhenit është më mirë se ç’ka qenë në Shqipëri. Pra e ka kaluar gjendjen e rriskut. Bebi lindi shumë mirë, normal që ka lindur para kohe ka qëndruar në intubim. Tani nuk është më në intubim, por është në gjendje rreziku për jetën. Xheni tani është duke reaguar edhe pse në intubim. Ne e kemi diskutuar edhe me doktorin, pasi ishte edhe shtatzënë dhe kishim frikën e bebit për ta vaksinuar. Për arsye të bebit, ajo mënjanonte çdo lloj medikamenti”.

Sakaq, ajo ka kërkuar ndihmë për motrën, pasi mjekët kanë paralajmëruar se do duhet të qëndrojë 60 ditë në Turqi dhe shpenzimet janë të shumta. “Është një situatë shumë e vështirë, vetëm aparatura 18 mijë dollar 10 mijë euro charteri, përveç shpenzimeve kërkohen para nga mjekët pasi doktorët thanë që do rri deri në 60 ditë. Deri tani e kemi përballuar me të gjithë miqtë të afërmit dhe shokët, të cilët i falenderojmë, por do vij një ditë që nuk e di se si do t’ja bëjmë. Do doja të bëja thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të na ndihmojnë, të vendosin dorën në zemër, pasi është një nënë e re që nuk ka mundësi të takojë bebin e saj”.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME