Categories Kuriozitete

25 fakte interesante që (ndoshta) nuk dini për Perandorinë Bizantine

Edhe pse Perandoria Bizantine mbijetoi për më shumë se një mijë vjet me një traditë të pasur të artit, letërsisë, dhe të mësuarit, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për trashëgiminë e saj të madhe. Perandoria Bizantine mbrojti trashëgiminë kulturore të Europës Perëndimore deri në zhdukjen e barbarizmit, kur më në fund pjesët e çmuara greke dhe romake u hapën sytë europianëve dhe hodhën bazat e Rilindjes.

Këtu janë 25 gjëra që ju mund të mos i dini në lidhje me Perandorinë Bizantine.

1 – Bizanti ishte një qytet i lashtë grek i themeluar nga kolonët grekë në vitin 657 para Krishtit. Qyteti u rindërtua dhe ri-përurua si kryeqyteti i ri i Perandorisë Bizantine nga perandori Konstandini I në vitin 330 pas Krishtit dhe më pas u quajt Kostandinopojë në nder të tij.

2 – Në vitin 476 pas Krishtit Perandoria Romake Perëndimore ra dhe Perandoria Lindore mbijetoi si ajo që ne e njohim sot si Perandoria Bizantine.

3 – Origjina e Bizantit nuk është shumë e qartë, por megjithatë është pranuar versioni i njohur gjerësisht. Rreth vitit 660 Para Krishtit, një qytetar grek, Bizas, nga qyteti Megara i Athinës, u konsultua me orakullin Delfi. Bizas, kërkoi një këshillë se ku mund të themelonte një koloni të re, duke qenë se Greqia po mbipopullohej. Orakulli thjesht pëshpëriti, “përballë të verbrit”. Ai nuk e kuptoi mesazhin, por lundroi përgjatë detit Aegean. Kur ai arriti në Bosfor, ai kuptoi se çfarë kishte dashur të thonte Orakulli. Duke parë qytetin grek të Kalkedonisë, ai mendoi se banorët do kishin qenë të verbër, pasi nuk kishin vënë re pamjen e bukur që ishte përballë anës së rrugës. Kështu ai themeloi koloninë e tij, dhe e quajti Bizantin sipas emrit të vet.

4 – “Bizantine” është një term i shekullit të 19, që historianët modernë e aplikuan në këtë kulturë. Bizantinët, në anën tjetër, e quanin veten “romakë” deri sa ranë në duart e osmanëve në 1453.

5 – Bizantinët ishin të parët që provuan rozmarinën në gatimin e qengjit. Gjithashtu ishin të parët që përdorën shafran në gatim.

Shijet e gatimit të Bizantit të fokusuara në rajonet ku lulëzoi helenizmi: djathë, fik, vezë, vaj ulliri, arra, bajame, mollë dhe dardha, ishin të gjitha elementë kryesorë të ushqimit Bizantin, traditë e vendasve dhe të vlerësuara nga aristokracia.

6 – Bizantinët i dashuronin ëmbëlsirat më shumë se çdo gjë tjetër. Atyre u pëlqente shumë të hanin oriz me mjaltë dhe kanellë.

7 – Verërat pikante, ishin një tjetër pjesë e dietës bizantine që u bë shumë popullore.

8 – Bizantinëve u pëlqenin shumë prodhimet e detit, sidomos pjatën të cilën ata e quanin “botargo”, që gatuhej me vezë peshku qefull. Nga shekulli i 12 bizantinët u njohën edhe me havjarin.

9 – Disa fruta ishin shumë të panjohura për botën e lashtë evropiane, por bizantinët u bënë të parët që vlerësuan patëllxhanin, limonin dhe portokallin.

10 – Bukëpjekësit e Kostandinopojës ishin ndër tregtarët më të favorizuar, sipas një manuali të administratës së qytetit.

11 – Justiniani i Ilirisë konsiderohet gjerësisht si perandori që bëri Perandorinë Bizantine një forcë të fuqishme. Ai ripushtoi pjesë të Perandorisë së rënë perëndimore në Afrikë, Itali dhe Spanjë dhe e kodifikoi në ligjet e mëparshme romake në një dokument. Ai e bëri Kostandinopojën qytetin më të lavdishëm dhe të pasur në botë, me mbi gjysmë milioni banorë.

12 – Justiniani ishte perandori i fundit që përdori titullin e Çezarit. Një nga kontributet më të njohura të perandorit me origjinë nga Iliria ishte reformimi i ligjeve bizantine, i njohur si “Kodi i Justinianit”. Nën udhëheqjen e tij Perandoria Bizantine lulëzoi dhe përparoi në shumë aspekte. Justiniani fitoi pushtet dhe famë për ndërtimet dhe arkitekturën e tij. Një nga ndërtesat e tij më të famshme ishte katedralja Hagia Sofia, e cila u ndërtua në 538 pas vdekjes së Krishtit. Ajo u bë qendra e Kishës Ortodokse Greke për shumë shekuj. Kjo katedrale madhështore edhe sot gjendet në Stamboll, dhe mbetet një nga kishat më të mëdha dhe më madhështore në botë. Justiniani i madh i Ilirisë gjithashtu inkurajoi krijimin e muzikës, artit dhe dramës.

13 – Nën mbretërimin e Herakliut nga viti 610 deri 641 ushtria  dhe administrata e perandorisë u ristrukturuan dhe Perandoria miratoi greqishten si gjuhë zyrtare të saj në vend të latinishtes. Ai ishte gjithashtu një nga perandorët më të suksesshëm bizantinë dhe ai i cili në mënyrë të konsiderueshme zgjeroi perandorinë.

14 – Monarku që pati vazhdimësi më të gjatë në Perandorinë Bizantine ishte Basili II. Pasi mposhti bullgarët dhe ripushtoi Greqinë, ai i verbonte të gjithë të burgosurit e tij me përjashtim të njërit në 100 veta.

15 – Perandoresha Irene e Athinës, një nga gratë më të fuqishme të të gjitha kohërave, ishte me siguri jo model i dashurisë së nënës. Për të siguruar pushtetin e fronit, ajo verboi djalin i saj, Konstandini VI,  dhe pastaj burgosi atë përjetë në dhomën në të cilën ai lindi. Irene ishte gruaja e parë greke që sundoi perandorinë vetëm dhe në mënyrë të veçantë mori titullin Perandor, dhe jo Perandoresha.

16 – Perandori i parë bizantin që humbi fronin nga revolucioni i dhunshëm ishte Mavrikios Tiberius. Ai ndoshta renditet në kompetencë ndër më të mirët, por sjellja e tij e rreptë i kushtoi atij kurorën dhe jetën. Ai refuzoi të lejonte trupat në kufi të kthehen në shtëpi gjatë dimrit.

17 – Phokas ishte ndoshta një nga perandorët bizantinë më të egër  nga të gjithë, si dhe një nga më të dëmshmit. Megjithatë, ai nisi një modë që u ndoq nga pothuajse çdo perandor i cili pasoi atë: me një mjekër të gjatë.

18 – Dinastia më e gjatë bizantine, pothuajse 200 vjet, ishte edhe e fundit e saj. Dinastia Palailogos filloi me Mikel VIII, dhe përfundoi me Konstantin XI, i cili vdiq trimërisht në betejë, kur osmanët morën Kostandinopojën.

19 – Gjatë shekulli të 8-9, perandorët bizantinë udhëhoqën një lëvizje që mohoi shenjtërinë e ikonave dhe imazhet fetare për të ndaluar adhurimin e tyre.

20 – Ajo që njerëzit injorojnë apo nuk dinë akoma, është se shumica e letërsisë klasike që mbijeton sot është ruajtur në sajë të Perandorisë Bizantine. Shumica e veprave të filozofëve si Aristoteli dhe Platoni, u shpëtuan nga studiues bizantinë.

21 – Sipas shumë historianëve modernë, qytetërimi bizantin është shumë i rëndësishëm, sepse pa të bota moderne perëndimore nuk do të ekzistonte. Bizanti ruajti dhe mbrojti vetë themelet e qytetërimit perëndimor nga pushtimi i Islamit në shumë raste.

22 – Georgius Gemistus (i quajtur më vonë Plethon) një dijetar grek, ishte një nga mendimtarët më të rëndësishëm që perandoria  kishte prodhuar ndonjëherë dhe është konsideruar një nga pionierët e hershëm të Rilindjes në Evropën Perëndimore.

23 – Qytetërimi i Kostandinopojës është keqkuptuar ndonjëherë si një imitim i dobët i Greqisë klasike dhe Romës.

24 – Marina bizantine ishte e para që përdori një lëng të tmerrshëm në betejat detare që ata e quanin “zjarri grek”. Lëngu hidhej mbi anijet e armikut dhe ajo do të ndizej në kontakt me ujin e detit, dhe mund të shuhej vetëm me vështirësi të mëdha. Përbërësit e “zjarrit grek” përzgjidheshin me kujdes, por historianët besojnë se ai ishte një përzierje vajguri, zifti, sulfuri, litiumi, kaliumi, natriumi metalik, fosfor kalciumi dhe bazë nafte. Kombe të tjera, menjëherë pas kësaj, filluan të përdorin versione të ngjashme të kësaj arme, por fakti ishte se ky ishte një mjet i rrezikshëm edhe për trupat e tyre, duke bërë që të mos përdorej më si mjet ushtarak, rreth mesit të shek. XV.

25 – Në vitin 1054, moment më përcaktues në historinë e perandorisë ndodhi: Skizma e Madhe. Kisha Romake Latine dhe ajo Ortodokse Greke, filluan luftën ndaj njëra tjetër deri në rënien e perandorisë në vitin 1453. Kjo bëri që historianët ta ndanin trashëgiminë bizantine në latine ose greke.

Për shekuj me radhë ka patur dallime të mëdha fetare, kulturore dhe politike ndërmjet kishave Lindore dhe Perëndimore. Shumë historianë deklarojnë se feja ishte arsyeja kryesore pse kultura romake humbi influencën e saj mbi Perandorinë Bizantine. Kulturalisht, grekët e lindjes kanë qenë gjithmonë më filozofikë dhe mistikë në mënyrën e të menduarit; ndërkohë që latinët perëndimorë ishin më pragmatikë. Këta faktorë u bënë kritikë, kur më 1054 pas vdekjes së Krishtit Papa Leo IX ç’kishëroi Patriarkun e Kostandinopojës, që ishte lideri i Kishës Ortodokse Greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME