Categories Lajme

25-vjeçari u masakrua teksa fliste me sallën operative, detaje nga vrasja e të riut shqiptar

Një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon vrasjen e një të riu shqiptar, i cili u godit për vdekje me thikë në një fermë kanabisi në Britani, më 4 Dhjetor të 2021-t. Xhovan Pepaj, 25-vjeç, u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën që drejtohej nga rivalët e tyre, në një banesë të fortifikuar në Kent.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, për ngjarjen, 6 persona nga Essex janë në gjyq. Prej tyre 3 janë shpallur fajtor për vrasje; Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19, dhe Bartosz Malawski, 28, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të ndarë, të zhvilluar më herët gjatë këtij viti në Loughborough. Të gjithën janë dënuar po ashtu për komplot për të grabitur.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate dhe Ciaran Stewart (një prej të pandehurve) dëgjohet duke e thënë këtë”.

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit.

Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në këtë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.

Më pas ai telefonoi policinë: “Më zuri gjumi në makinën e një shoku dhe shqiptarët nga nxorën jashtë, vrapova për jetën time, nuk e di ku jam”, tha ai.

Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME