Categories Lajme

25-vjeçarja u m byt në Kanion, kreu i Zjarrfikëses rrë fen ngjarjen

Ilir Llapushi, Kreu i Zjarrfikëses në Gramsh, ka folur pas ngjarjes së rëndë në kanionin e Holtës ku u mbyt një 25-vjeçare nga Lushnja. Ai ka rrëfyer të gjithë kronologjinë e ngjarjes ndërsa ka deklaruar se turistët nuk do të lejohen që të futen, pasi ka rrezik.

“Ne u njoftuam nga policia që në kanion po mbyteshin disa turistë si pasojë e shirave që ranë në male duke rritur nivelin e ujit. Arritëm këtu me të gjitha forcat dhe u futëm menjëherë duke carë dallgët e lumit. Duke u kacavirur gjejmë tre fëmijë dhe një të rritur, i marrim në shpatulla dhe i nxjerrim jashtë rrezikut. Rifutemi përsëri, por kanioni bëhej më i vështirë. Kur erdhëm ne vajza sipas parashikimeve tona ishte mbytur, por ne shpresonim të ishte gjallë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit. Aty gjetëm një 55-vjeçar që kishte hipur në një shkëmb. Sot ka akoma turistë, kjo është dicka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet. Në vijim do të bëjmë sensibilizimin e guidave për të marrë informacion për rrezikshmërinë që ka kanioni. Këtu duhet të vihet një person për të bllokuar turistët që të mos hyjnë në kanion në kohë të keqe. Falenderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi kur vjen Holta është e frikshme” deklaroi ai.

25-vjeçarja Desantila Sollaku u mbyt pasditen e se dielës në kanionin e Holtës ndërsa 6 persona të tjerë u shpëtuan. Shkak për këtë ngjarje u bë vërshimi i fuqishëm i ujërave të lumit nga shirat, ndërsa në momentin e vërshimit të ujërave brenda në kanion gjendeshin 105 persona të cilët kishin ardhur në disa grupe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME