Categories Teknologji

25 vjet nga dalja e Sony Playstation të parë

Më 3 dhjetor të vitit 1994, kompania e njohur japoneze e teknologjisë Sony, PlayStation. Në ditën e parë të lansimit, PlayStation, arriti që të shes 100 mijë copë në Japoni, dhe u bë aparati i parë elektronik shtëpiak që tejkaloi shifrën e 100 milion konsolave të shitura në mbarë botën.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony, Jim Ryan, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të lansimit të Playstation, në fjalimin e tij tha:

“Ne goditëm brenda komunitetit të ‘gamingut’ (video-lojërave), sepse PlayStation ofroi përvoja jashtë çdo imagjinate të mundshme që dikush mund të kishte për një konzolë shtëpiake! Qysh nga fillimi, ne i hapëm dyert për zhvilluesit softuerik, duke ju ofruar atyre mjete dhe teknologji për të krijuar botë të bukura dhe të gjera, dhe për të eksperimentuar me ide të reja. Kjo qasje, mundësoi lojëra të ndryshme për të cilat PlayStation është e njohur. Është me të vërtetë mbresëlënëse kur i sheh fansat të cilët u rritën më PlayStation, duke ja përcjellë dashurinë për ‘gaming’ fëmijëve të tyre, të cilët tani po luajnë me PS4” – përfundoi Ryan. PlayStation sot vazhdon të jetë lider në tregun e video-lojërave, me konzolën e saj të fundit PlayStation 4.

 

Sony Playstation është shumë e pëlqyer edhe në Kosovë. Shumë fëmijë dhe të rinj janë të pasionuar pas PS, sidomos në lojërat e futbollit. Aktualisht Sony është duke punuar në lansimit e Playstation 5, e cila pritët të lansohet në fund të vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME