Categories Kulture

250 vjetori i lindjes, hapet shtëpia e Beethoven-it

Shtëpia e Beethovenit, do të rihapet për të festuar ditëlindjen e 250 të kompozitorit. Janë në fakt një seri ceremonish të planifikuara për të festuar përvjetorin e 250 të lindjes së Ludvig van Beethovenit, e ndër to edhe hapja e shtëpisë së kompozitorit për publikun, si një muze, pas punimeve të gjata të rinovimit. Në të përfshihet edhe një ekspozitë me dhjetëra instrumente por edhe blloqe shënimesh që ai i përdorte për të komunikuar pasi u bë shurdh, në 18001, 26 vite para vdekjes së tij.

“Ne kemi rimenduar dhe riprojektuar të gjithë shtëpinë dhe ekspozitën e përhershme të saj. Nuk është më një tur kronologjik por një orientim tematik këtu në shtëpi. Tema të ndryshme tregohen në dhoma të ndryshme”, thotë Ursula Timmer. Janë më shumë se 700 evente që janë përgatitur dhe do të mbahen gjatë gjithë vitit për këtë përvjetor të kompozitorit të madh gjerman që e përjavshmja gjermane, Der Spiegel e ka quajtur një yll 250 vjeçar popi.

Kryeqyteti i ish Gjermanisë perëndimore shpreson për një shtim të numrit të turistëve në këtë vit festiv. Aq i rëndësishëm ishte ky përvjetor, sa që nevoja për përgatitjen e eventeve në nder të Beethovenit ishte përfshirë edhe në marrëveshjen e koalicionit të 2013-ës, mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe socialdemokratëve. Marrëveshja nënvizonte se përgatitjet ishin një detyrë kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME