Policia e Përmetit arreston nje person dhe heton në gjendje të lirë per kater të tjerë, te cilet akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër; A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë; P. D., 29 vjeç, banues në Përmet; E. L., 33 vjeç, banues në Përmet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.
