Kontrolle me agjentë civilë dhe shërbime të hapura pranë shkollave të kryeqytetit, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve n.a.rkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në afërsi të një shkolle u kapën dhe arrestuan në flagrancë dy të rinj. Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve – D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Efektivet rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit D. A. dhe M. K., të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve n a rkotike.
