Categories Lajme

27 shqiptarë me covid alarmojnë epidemiologët, Italia vendos karantinën e detyruar

Rastet e reja me koronavirus gjatë 10-ditëshit të fundit, kryesisht në zonën e Toscana-s, por jo vetëm, në Itali, kanë alarmuar epidemiologët italianë. Kjo për faktin se shumë prej të infektuarve janë shqiptarë të cilët kanë qenë në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri e më pas janë rikthyer në Itali. Për këtë arsye autoritetet italiane kanë vendosur kontrolle dhe rregulla të rrepta për të gjithë ata pasagjerë që ulen në aeroportet e vendit fqinj dhe që vijnë nga Shqipëria, por edhe Maroku.

Sipas mediave italiane, shtimi i sporteleve të pritjes së pasagjerëve të kërkuara konkretisht nga presidenti i rajonit të Toskanës, Erico Rossi, do të shërbejë për monitorimin më të kujdesshëm të të gjithë atyre që mbërrijnë në shtetin italian. Rossi kërkoi që të gjithë qytetarët, pa përjashtim, që mbërrijnë nga vendet jashtë shengenit, ti nënshtrohen karantinës së detyruar. Kjo masë shtrënguese erdhi pas shpërthimit të infeksionit pikërisht nga shtetasit e huaj.

Shifrat që raportojnë mediat italiane janë të frikshme për sa i përket qytetarëve shqiptarë. Aty thuhet se gjatë ditëve të fundit, më saktë me përafërsi në 10-ditëshin e fundit, janë raportuar 27 shqiptarë me Covid-19, të cilët kanë hyrë në Itali pasi kanë vizituar Shqipërinë, raste të cilat janë të pagjurmuara nga epidemiologët shqiptarë. Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, shkojnë për arsye kryesisht familjare.

Por ka edhe nga ata që kthehen në punë pasi vizitojnë të afërmit në vendin e tyre të origjinës, nuk mungojnë studentët, sipërmarrës italianë, ose familjarë që kanë udhëtuar në Shqipëri për të marrë pjesë në ndonjë funeral. Pas kësaj situate ku autoritetet italiane u shprehën tepër të shqetësuara, tashmë të gjithë shqiptarët të cilët ulen në aeroportet e Italisë, janë detyruar të kryejnë karantinën për katërmbëdhjetë ditë, si i vetmi mjet në dispozicion për të frenuar rrezikun e infeksionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME