Categories Lajme

Dalin të tjera video “sfilatash” nga Tik Tok-u i kryegjyqtares së Elbasanit me gishtin e mesit lart

Ora News ka mundur të sigurojë video të reja nga profili në rrjetit social  ‘Tik Tok’ të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Ajo në këto video shihet të ndajë video nga zyra e saj, ashensori dhe kryesisht nga makina e saj në ecje, majde në një moment ajo ngre edhe gishtin e mesit.

Duket se Kapedani ka qenë mjaft aktive në rrjetin social Tik Tok nga video e shumta të postuara aty.  Video e hedhur në Tik Tok nga kryegjyqtarja. Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka vënë nën hetim kryegjyqtaren e Elbasanit pas publikimit videove ku ajo shfaqet në shkelje të etikës së godinës së drejtësisë. N

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, do të përballet me një hetim disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Nga ana tjetër, në një reagim Enkeleda Kapedani, ajo thotë se videot ja kanë publikuar për ta përbaltur.

E kontaktuar nga Ora News, gjyqtarja Kapedani nuk pranoi të komentojë nisjen e hetimit, por sa i takon videove pretendohej se ia kanë vjedhur dhe publikuar në rrjetet sociale për ta përbaltur. “Nuk kam profil në aplikacionin TikTok. E gjitha është e inskenuar dhe e qëllimshme për të përbaltur figurën time. Për hetimin e ILD nuk kam asnjë koment”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME