Categories Lajme

29 vjet PS/ Balla: Në mandatin e tretë, Shqipëria do të marrë datën e anëtarësimit në BE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar, Taulant Balla uroi sot të gjithë socialistët shqiptarë në ditëlindjen e 29 të themelimit të Partisë Socialiste. Balla tha se Partia Socialiste është forca më e madhe politike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë trojet shqiptare.

Sipas Ballës, ky 29 vjetor e gjen Partinë Socialiste në një moment të rëndësishëm të maturimit të mëtejshëm, teksa përgatitet për fitoren e mandatit të tretë, tek i cili “ne do të kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim dhe unë besoj do të kemi dhe datën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Jemi në ditëlindjen e 29 të Partisë Socialiste dhe i uroj të gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë këtë moment të rëndësishëm të maturimit të mëtejshëm të forcës më të madhe politike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë trojet shqiptare dhe që e gjen PS në një etapë të rëndësishme teksa përgatitemi për 9 majin e vitit 2021, ku ne presim të rikonfirmohemi në përgjegjësinë e rëndësishme historike mandati i tretë, tek i cili ne do të kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim dhe unë besoj do të kemi dhe datën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha ai. Balla shprehu bindjen e shumicës së qytetarëve që nën drejtimin e PS dhe kryeministrit Edi Rama janë bërë hapa që në 2013 shumë pak mund t’i besonin.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME