Categories Lajme

29-vjetori i themelimit të Shoqatës Çamëria/ Shpëtim Idrizi: Do të kthehemi në dheun e të parëve tanë, qeveria nuk miratoi rezolutën çame

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi duke folur në 29-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, tha se dënimi i krimeve kundër njerëzimit qëndron në themel të paqes, duke dëftuar kështu edhe qasjen e komunitetit çam ndaj shtetit grek.

Idrizi theksoi se çamët nuk harrojnë krimet që janë bërë kundër tyre, ndërsa nënvizon se Çamëria është një amanet i të parëve që nuk mund të harrohet.

Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Camëri. Ne do të kthejmë dinjitetin, për mijëra të dëbuar nga bandat e Napolon Zervës. Nuk mund të harrohet sakrifica e të gjitha figurave të shquara të Çamërisë, që kanë dhënë edhe jetën për vendin e tyre. Këtyre burrave dhe grave iu bashkuan shumë vetë, duke krijuar Shoqatën e Çamërisë. Duhet vendosur drejtësi për të dëbuarit. Dënimi i krimeve kundër njerëzimit vetëm vendos drejtësi. Tragjedia e çamëve mbetet ende e pazbuluar”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi tha më tej se deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën aktuale donin të ngrihej një Komision në parlament për dënimin e krimeve në Çamëri, por shton se këtë nuk e donte kryeministri.

“Deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën Rilindase ngritën një Komision, për të dënuar krimet që janë bërë mbi camët në Camëri. Por nuk kishte vullnet dhe kryeministri më tha që nuk e bëjmë dot. Camëria do të hiqej edhe nga programi i qeverisë shqiptare. Deputetët çamë u rrahën dhe u gjakosën në duart e parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi Idrizi.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi:

Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanetin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vrarët nga Napoelon Zerva. Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare. Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas.

Kemi bredhur 10 vjet me rradhë nëpër studio televizive duke u shprehur se Greqia Akoma nuk e ka hequr ligjin e luftës. Ndërkohë lideri shqiptar i përgjërohet Greqisë të bëhet rrobë, që të marë kryesinë e OSBE-së”, (d.xh/ Balkanweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME