Categories Lajme

3 dorëheqje brenda orësh në PD/ Data për zgjedhjen e kryetarit përçan më keq partinë, gjithë qëndrimet e deputetëve (Emrat)

Në mesin e tensionëve dhe debateve që zgjatën deri pas mesnate, 17 anëtarë të kryesisë së PD-së votuan pro që të mbahen më 29 korrik zgjedhjet brenda partisë.

Deputetët që votuan pro janë Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Jemin Gjana, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejkom, Gentian Gaba, Agron Kapllanaj, Arbi Agalliu, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Taulanda Jupi dhe Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa kundër votuan Jonila Godole dhe Flamur Hoxha. Ndërsa abstenoi Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj.

Nga mbledhja u larguan: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi.

Këta të fundit kërkuan më shumë kohë për procesin e bashkimit të PD-së, deri te shkuarja më pas në zgjedhje.

Ndërkohë që pas mbledhjes së Kryesisë, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa më herët kishte mohuar të merrte përsipër detyren e kryetares së komanduar deri në zgjedhje.

Mësohet se gjatë ditës së sotme, kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë të Kryesisë së PD dhe deputetët Flamur Hoxha dhe Orjola Nebiaj, ndërsa situata në kampin e kësaj force politike mbetet e ndezur.

Tashmë kanë kristalizuar tre grupime, ai i Berishës që mbetet linja jozyrtare e Partisë, PD e Alibeajt-Bashës, që kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve dhe me shumë mundësi garimin e Bashës për t’u rikthyer në krye të PD-së, dhe grupimi i Bardhit, Tabakut dhe deputetëve të tjerë, që kërkuan që zgjedhjet të mbaheshin në një moment të dytë, duke shpresuar më parë te një bashkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME