Categories Lajme

Plagosi me thikë gruan e tij! Çfarë çoi në vetëdorëzimin e Aleko Myrtollarit në polici, ja ku ishte fshehur

Aleko Myrtollari, i cili plagosi gruan e tij dy ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e kaluar. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në apartamentin që çifti kishte marrë me qira në Korçë.

Dyshohet se molla e sherrit mes çiftit ishte xhelozia e Alekos ndaj gruas së tij. Ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, shkak nuk ka qenë xhelozia, por gruaja e tij nuk pranoi që të fillonte punë.

Gruaja Marjola Myrtollari ka marrë plagë të rënda dhe dje është transportuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa ka qenë vajza 16 vjeçare e çiftit që ka lajmëruar policinë.

Në momentin që Aleko plagosi gruan e tij, fëmijët i nxori nga banesa. Marjolën e gjakosur e ka gjetur vajza e tyre 16-vjeçare. Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri mbrëmjen e kaluar kur u dorezua në polici.

Policia ka arritur të lokalizoje vendndodhjen e tij pas kontrollit te banesave te familjarëve te 46 vjecarit. Ndërkohë që kanë qenë të afermit e Alekos ata që e kanë bindur Myrtollarin të dorëzohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME