Categories Lajme

3 mijë lekë për një orë s*ks! Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, si i shfrytëzonte kamerieret pronare Moza

Prostitucioni edhe pse shpesh herë është goditur ende vazhdon të lulëzojë duke gjetur 1001 mënyra për ushtrimin e tij. Fiks Fare zbuloi në një lokal pranë burgut 313 në Tiranë, që pronarja Moza, organizonte prostitucion.

Ajo mban rrotull saj vajza e gra, që më pas i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 30-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual.

Për ta vërtetuar këtë gjë me figurë dhe audio bashkëpunëtorët e Fiksit paraqiten tek lokali i Mozës.

Si pronare ajo i ulet në tavolinë çdo klienti për t’i respektuar, të njëjtën gjë bën edhe më bashkëpunëtorët e Fiksit. Në bisedë e sipër Moza fillon e të tregojë pa të keq se para ca kohësh ka mbajtur një vajzë 17 vjeçare të cilën për ta kamufluar e mbante edhe si kamariere, por njëkohësisht ajo plotësonte edhe kërkesat seksuale të klientëve. Aktualisht kjo vajzë nuk punonte më për Mozën, por ishte larguar drejt Kosovës për punë. Kjo nuk do të thotë se Moza nuk kishte mundësi t’i kënaqte klientët e saj, pasi e kishte zëvendësuar shpejt 17 vjeçaren me një tjetër ‘ kamariere’.

Ajo që ushtronte tashmë prostitucion ishte një grua rreth të 44 vjeçe dhe pa pikën e ndrojtjes apo të fshehtësisë direkt fillon e bën pazar me klientët. Fillimisht ajo bie dakord për 2000 lekë kundrejt shërbimit seksual që do të ofrojë dhe u lë takim klientëve ditën e nesërme që të shkonin ta merrnin tek lokali i Mozës. Bashkëpunëtorët e Fiksit kështu bën, ditën e nesërme u paraqitën pranë lokalit dhe morën 44 vjeçaren. Kjo e fundit i drejtoi në një hotel afër QSUT-së në Tiranës të cilën sipas saj e kishte një shoqja e vet. Hoteli kushtonte 1500 lekë dhe ajo vetë ndryshon pazarin duke kërkuar 3000 lekë.

Më të shkuar në hotel bashkëpunëtori kërkon një sebep për të mos kryer marrëdhënie seksuale por 44 vjeçarja kërkon me ngul të mbarojë punë. Bashkëpunëtori i Fiksit e qetëson se do t’ia bëjë pagesën edhe pse nuk kryen marrëdhënie seksuale. Më pas 44 vjeçarja i premton se do i gjejë vajza më të reja edhe për shokët e tij. Bashkëpunëtori i Fiksit e çon 44 vjeçaren përsëri tek lokali ku e mori dhe ndahen me premtimin që do ngelen në kontakt për ndonjë vajzë tjetër./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME