Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, i ftuar në bisedë të hapur nga studentët e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë. Të nisur natyrshëm nga pozita gjeografike, të rinjtë kërkuan këndvështrimin e themeluesit të një prej grupeve më të mëdha investuese, në lidhje faktorët që do sillnin rritjen ekonomike të qytetit të tyre. Rreth dyqind studentë patën një dialog në mjediset e Rektoratit të Universitetit me Presidentin e Grupit BALFIN, gjatë të cilit ai ndau me të pranishmit përpjekjet e veta përgjatë 30 viteve për të arritur tek mundësitë që ka sot për kontribut në ekonomi dhe shoqëri. Samir Mane i këshilloi studentët ta konsiderojnë turizmin si sektorin që do marrë peshë edhe më të madhe në ekonominë e vendit dhe të rajonit. Ai shtoi se “duhen gjetur mënyrat për t’i orientuar studimet dhe punësimet drejt industrisë së turizmit. Profesionistët që përgatiten sot duhet të udhëheqin turizmin në Shqipëri e më tej dhe Grupi BALFIN do t’i ndihmojë me të gjithë ekspertizën e grumbulluar në këtë industri”.

Të rinjtë treguan se ishin të gatshëm që të fillojnë zbatimin e njohurive akademike në projekte konkrete dhe këtë mund ta realizojnë edhe nëpërmjet hapësira që u krijojnë kompanitë e Grupit BALFIN. Me aktivitet në disa industri dhe në 11 vende të ndryshme, këto kompani i janë bashkuar programit B4Students, i cili bën që të rinjtë të njihen me tregun e punës dhe më pas të bëhen pjesë e rëndësishme e tij. “Me Fondacionin Mane dhe programin e specializuar B4Students tashmë kemi filluar t’i shërbejmë sistemit arsimor dhe të rinjve në zhvllimin e tyre personal dhe profesional” shtoi Samir Mane, duke i ftuar studentët të bëhen pjesë e mundësive që ofrojnë kompanitë e Grupit BALFIN. Rektori i Universitetit Ismail Qemali, prof.Roland Zisi, shprehu kënaqësinë e vendosjes së një bashkëpunimi shumëplanësh mes universitetit që ai drejton dhe Grupi BALFIN. Nëpërmjet marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, Grupi BALFIN angazhohet të kontribuojë me praktika profesionale për studentët, bursa studimi dhe investime infrastrukturore. Rektori i Universitetit, profesor Zisi, i dorëzoi Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, emblemën simbolike të universitetit në shenjë vlerësimi si model i njeriut të suksesshëm në biznes që përputhet me filozofinë e universitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME