Categories Covid-19, Lajme

3 raste në Vlorë, 9 humbje jete, Rekord raste të reja 711 në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë rezlutuar pozitiv me Covid-19, 711 qytetarë, nga 2574 testime të kryera. Ndërkohë që betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 9 qytetarë të cilët kanë ndërruar jetë. Po ashtu raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2574 testime, 412 të shëruar, 711 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME