Categories Lifestyle

3 rregulla mëngjesi nëse do të biesh nga pesha

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye, por duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet. Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë të ditës.

Ha shpejt: Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme. Për të djegur sa më shumë yndyrë nga trupi, përpiqu që të hash mëngjesin shpejt dhe menjëherë pas zgjimit.

Mos e tepro me çdo lloj ushqimi: Qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur. Të tilla janë ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, proteinash, opsione që të mbajnë energjike gjithë ditën dhe në gjendje të ngopur deri pas dreke. Çdo lloj kosi pa sheqer është një opsion i mirë për mëngjesin, por edhe tërshëra apo fruta të tjera të thata pa ëmbëltues janë po ashtu variante të rekomanduara për mëngjes.

Kontrollo porcionet: Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME