Categories Lajme

3 vëllezërit, biznesmenit në Tiranë:”Na jep 50 mijë euro, ose…”

3 vëllezër janë arrestuar nga ana e policisë pasi i kanë vendosur gjobë 50 mijë euro një biznesmeni në Tiranë.

3 të rinjtë e arrestuar janë Xh. T., 23 vjeç, E. T.,  32 vjeç, A. T.,  32 vjeç, të lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

”Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Goditet një tjetër rast i gjobëvënies

Finalizohet operacioni “BROTHERS”

Operacioni nga DVP Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda

Vihen në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Xh. T., 23 vjeç,

  1. T., 32 vjeç,
  2. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME