Categories Lajme

3 vjeçarja nga Berati humbi jetën te Infektivi

Dy fëmijë të tjerë të infektuar me Covid-19 janë nisur me urgjencë këtë të enjte drejt Tiranës. Mësohet se dy të miturit nga Berati, 2 vjeç dhe 3 vjeç, kanë rezultuar pozitivë me virus dhe është vendosur që ata të dërgohen për mjekim të specializuar drejt kryeqytetit. Përsa i përketë ndarjes nga jeta të vogëlushes Amaris Polovina, mësohet se ajo ka pësuar “komplikacion vaskular” dhe gjendja shëndetësore është rënduar menjëherë. 3 vjeçarja ka qëndruar disa ditë në intubim dhe fatkeqësisht dje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Burime nga Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se Amaris Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë, rreth orës 11:00 të ditës së dielë. Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nështruar edhe tamponit, i cili ka rezultuar “pozitiv”. Meqënëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë. Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.

Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”. Bluzat e bardha kanë konfirmuar se në vetëm pak orë 3 vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore të tipit “aksident vaskular”. Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt Spitalit Covid në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen. Mësohet se të miturës i është kryer në Tiranë edhe autopsia mjeko-ligjore, për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME