Categories Lajme

Në spital për shkak të komplikacioneve nga covid, humb jetën 3-vjeçarja

Një vajzë 3 vjeçe nga Berati ka humbur jetën pas komplikacioneve të krijuara nga COVID-19. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes, Beratit. Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se, 3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së diel.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nënshtruar edhe tamponit, që ka rezultuar “pozitiv”. Meqenëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë.
Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Mjekët kanë konfirmuar se në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore, të tipit “aksident vaskular”. Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt spitalit pediatrik në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen. Të njëjtat burime brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se vetëm ditën e sotme kanë rezultuar “pozitiv” me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë, të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysmë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME