Categories Lajme

“Open Balkan nismë për njerëzit, nuk prekim politikat”

BEOGRADNë konferencën e përbashkët për mediat në Beograd në kuadër të ‘Open Balkan’, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se kjo nismë nuk u bë as për kryeministrin Rama apo Zaev e as për atë vetë, por për njerëzit dhe ekonominë e rajonit.Vucic tha se në takimin e sotëm është rënë dakord ngritja e këshillit të zbatimit të kësaj nisme. “Jam shumë i lumtur të  prisja miqtë tanë nga shqipëria e Maqedonia e veriut sot. Patëm një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të biznesit, pamë se të gjithë janë 100% në favor të projektit. Është dëshpëruese fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht.

Ballkani i hapur është një nismë që bën dallim. Nuk u nis për shkak të Ramës, Vucic, apo Zaev, por për njerëzit. Ramë dakord të ngremë këshillin e zbatimit për përbërjen e saktë do të biem dakord më vonë. Do ketë takim me institucionet përkatëse. Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave e shërbimeve. Puna jonë është të shohim se ku kemi patur gjëra që janë përjashtuar në terren. Kur eksportojmë në RMV vijmë të premten e presim deri të hënën, kjo thjesht s’duhet lejuar. Kjo është arsyeja pse do kemi një kontroll të plotë. Ekonomitë tona varen nga kjo, do punojmë të shtunë e të dielë.

Duam të bëjmë dallimin që njerëzit tanë për 1.5 vjet të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Do jetë e njëjta gjë si nga Nishi në Shkup, apo Beograd. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Nuk po ndërhyjmë në gjëra politike të shteteve. Është e rëndëishme të lidhim industrinë e softëare. Duhet të fluturojmë për një normë më të lartë rritje, kemi mbetur pas, duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë më të lehtë për njerëzit tanë. Kemi vonesa të jashtëzakonshme, që do përpiqemi t’i zgjidhim. si psh, reciprociteti.

Për samitin e Tiranës do kemi një takim pas Krishtlindjeve dhe do nënshkruajmë psh memorandumin për lejet e punës, që duhet të ketë fuqi ligjore, që ata të punojnë kudo lirisht në rajon. Ndryshe do kemi situata si sot, edhe pse s’kam asgjë kundër indianve apo filipinasve por duhet të mbajmë njerëzit tanë. Duhet të biem dakord edhe për qarkullimin e lirë të të huajve. Duhet të ulemi të gjithë bashkë, kjo nuk ka të bëjë me politikanët, i takon njerëzve, biznesit, në mënyrë që të ecim para. Jam i lumtur e mirënjohës, sot na u shpejguan problemet me të cilët përballen sipërmarrësit. Janë në favor të nismës, vetëm kërkojnë rezultate të shpejta. Është pak më e lehtë sot sec ishte më parë, por është larg asaj që duam të kemi.’ u shpreh Vuçiç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME