Categories Lajme

Rexhep Taip Erdogan padit personat që shpërndanë lajmin në rrjet

Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paditur personat që shpërndanë lajmin në rrjetet sociale se kreu i shtetit turk kishte vdekur. Aktakuza është ngritur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, me pretendimin se përdoruesit në fjalë kanë kryer veprën penale të “fyerjes së imazhit së Presidentit të Republikës Turke”. Aydin u tha mediave turke: “U gjykua e nevojshme të identifikoheshin përdoruesit që proceduan me këto postime të papranueshme, për të kryer një hetim dhe për të caktuar përgjegjësitë”.Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë njoftoi pasditen e së mërkurës se në rrjetet sociale qarkulluan lajme të rreme, për gjendjen shëndetësore të presidentit turk, janë gjetur 30 përdorues nën hashtag-un “#vdekur”.

Më herët, drejtori i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun, iu përgjigj thashethemeve duke paraqitur një video ku shihet Erdogan duke dalë nga limuzina presidenciale. Thashethemet për përkeqësimin e shëndetit të Erdogan shpërthyen nga postimi në rrjetet sociale i deputetit të Partisë Republikane (CHP) të opozitës, Agut Erdogan, i cili pretendonte se presidenti turk kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte shtruar në spital. Menjëherë më pas, Altun postoi videon me Tajip, ndërsa pak më vonë nisën ndjekjet penale për ata që përhapën lajmin në rrjetet sociale se “Erdogan ka vdekur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME