Categories Lajme

30 vite jetesë në godinën e “Qytetit Studenti”, përfundon makthi për nënë Eminen

Prej 30 vjetësh e moshuara, e njohur si nënë Emineja jetonte në një nga godinat e qytetit Studenti. Tërmeti i 26 nëntorit e bëri godinën e vjetër dhe të amortizuar ku ajo jetonte të pabanueshme. Me një njoftim Bashkia e Tiranë ka informuar se tashmë nënë Emineja do të ketë një strehë të re. Ajo është akomoduar në Banesat Sociale në Shkozë. Bashkia ka treguar se banesa e re jo vetëm plotëson të gjitha kushtet, por është modeluar që të jetë sa më e përshtatshme për të moshuarën. Madje, ajo tashmë do të jetë në gjendje të përfitojë edhe shërbimin shëndetësor të përshtatshëm. ”Janë disa histori që shkojnë përtej detyrës sonë të përditshme. E tillë është historia e nënë Emine që kishte 30 vjet që jetonte në konviktin e Qytetin Studenti. Ajo ka qindra histori për të treguar, por historinë e këtij viti jam e lumtur që do e nisë në shtëpinë e re tek Banesat Sociale”, thekson nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME