Categories Lajme

“300 euro për person”/ Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, pranga 20-vjeçarit në Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 43”, ndërsa në pranga ra një 20-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet E.R., u arrestua duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 43”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME