Categories Lajme

300 të dënuar të Fierit, letër Gramoz Ruçit,Ministrja Gjonaj na diskriminoi

Mbi 300 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Fierit kërkojnë falje. Me anë të një letre dërguar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi ata luten për një amnisti të përgjithshme. Në letrën e firmosur nga mbi 300 të dënuar, ata shkruajnë se ndihen të diskriminuar nga drafti i amnistisë për gratë. “Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë. Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës.

Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj. Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona… Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime. Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë, Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier” – thuhet në letrën e publikuar nga BalkanWeb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME