Categories Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzë ndaj dy grave për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot (30 dhjetor) dy aktakuza kundër të pandehurave Q.S dhe E.B, për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist. Sipas njoftimi të Prokurorisë e pandehura Q.S, “më 15 prill të vitit 2015 së bashku me bashkëshortin, kanë shkuar në Siri, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS”. Më këtë veprim, sipas prokurorisë, e pandehura ka kryer veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.Edhe ndaj të akuzuarës tjetër, rëndon e njëjta akuzë.

Sipas prokurorisë “E.B më 26 gusht të vitit 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë, e ka lëshuar Kosovën dhe bashkë me katër fëmijët e saj, nga Kosova ka shkuar në Siri ku edhe është regjistruar si pjesëtare e grupit terrorist ISIS”. “E pandehura E.B, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë: katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë që ishin duke qëndruar në kampe refugjatësh në Siri.

Pothuajse të gjitha gratë e kthyera kanë qëndruar në arrest shtëpiak për disa muaj. Ato tashmë po përballen me aktakuza për pjesëmarrje në luftëra të huaja. Një shkelje e tillë sipas ligjeve të Kosovës është e dënueshme deri në 15 vjet burgim. Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 burra, gra dhe fëmijë udhëtuan drejt këtij vendi, ku shumica prej tyre u bënë pjesë e organizatave terroriste. Deri në shpartallimin e grupit militant terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS), shumica prej kosovarëve në Siri, jetuan në territoret që kontrolloheshin nga IS-i.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME