Categories Lajme

“3000 euro për 6 flakonë”, ‘Xhaxhi Doktori’ publikon çmimin e ilaçit shpresëdhënës!

Mjeku Renato Osmenaj, i njohur në rrjete sociale si “Xhaxhi doktori” ka publikuar fotografinë e ilacit Remdesivir që prej fillimit të pandemisë tregoi se ka efikasitet tek pacientët e prekur nga koronavirusi. Imazhin e ka shoqëruar me çmimin duke thënë se kushtojnë 3000 euro vetëm 6 flakonë ndërsa ngriti pyetjen për Komitetin nëse ka gjendje në tre spitalet Covid në vendin tonë.

“Rubrika ‘Sqarojmë komitetin’ 3000 euro 6 flakonë! Sapo e bleu një miku im. Ka komiteti si ky ilaçi në spitale?”, shkroi Osmenaj.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme. Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.

Një ditë më parë, publikoi recetën që i jepet nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” një pacienteje që nuk ka shenja të sëmundjes së Covidit, por është asimptomatike.

“Recefin në venë, Levofloxacin në venë, Enoxapirin nën lëkurë, dexametazon ampulë, vitaminë C, Vitaminë D dhe Zinc”, janë ilacet që sugjerohen nga një mjek i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid. Ajo që është për tu shqetësuar është se pacientët asimptomatikë marrin receta me injeksione për tu kuruar nga Covidi. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se me çfarë ilaçesh kurohen pacientët në spitalet e vendit tonë. (Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME