Categories Lajme

Skandaloze: Delegacionit shqiptar i vidhet çanta me dokumente konfidenciale në Bruksel, kishte material për bisedimet me Serbinë!

Delegacioni kosovar ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ta ka patur epilog shqetësues. Burime brenda Policisë bëjnë të ditur për Indeksonline se javë më parë në Bruksel delegacionit kosovar i është vjedhur çanta. Madje, Indeksonline mëson se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për bisedimet me Serbinë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj. Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare. Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, ani pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME