Categories Bota, Lajme

31 fëmijë, historia e familjes nga Costa Rica

Shumë prej nesh kanë filluar të lodhen nga masat e rrepta të karantinës që na kanë mbajtur të mbyllur brenda shtëpive tona për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por imagjinoni pak si do të ishte karantina juaj nëse do të kishit në shtëpi 31 fëmijë. Ky çift nga Costa Rica ka gjashtë javë i mbyllur në shtëpi me 31 fëmijët e tyre të adoptuar dhe thonë se është një eksperiencë shumë e vështirë, por njëkohësisht edhe e bukur. Fëmijët janë nga mosha katër  deri 25 vjeç.

Victor Guzman and Melba Jimenez, a couple with 37 adopted children, take time to read the Bible and pray as they undergo self-quarantine together in their home during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in San Jose, Costa Rica May 4, 2020. REUTERS/Juan Carlos Ulate

Jimenez dhe Guzman kanë pasur fatin të kalojnë karantinën në një shtëpi me një oborr të madh, që u është dhënë atyre shtatë vjet më parë nga një donator anonim. Por, në karantinë apo jo, një shtëpi e madhe dhe dhjetëra fëmijë kërkojnë shumë punë të përditshme.

Një situatë e tillë kërkon edhe kontributin e fëmijëve, ku disa prej tyre kujdesen për më të vegjlit, të tjerë pastrojnë oborrin, ambientet e brendshme të shtëpisë apo edhe gatuajnë. Për të mbrojtur të gjithë familjen nga Covid-19, familja ka vendosur që vetëm një prej tyre të dalë nga shtëpia me biçikletë, i pajisur edhe me maskë dhe doreza për të bërë blerjet e nevojshme apo të kryejë shërbime të ndryshme. Familja nuk merr ndihmë nga qeveria, por shumë fqinjë i ndihmojnë me veshje dhe ushqime./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME