Categories Lajme

Delfin i ngordhur në bregdetin e Velipojës, peshkatarëve u bëhet apel për ruajtjen e tyre

Një delfin i ngordhur është gjendur në bregdetin e Velipojës, ku është konstatuar se ai kishte një dëmtim në sy dhe mendohet se ka ndodhur nga varkat e peshkatarëve. Në Adriatik janë parë shumë delfinë, gjithashtu një tjetër delfin është parë në afërsi të  bregdetit të Velipojës.

Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër ka apeluar për ruajtjen e tyre dhe kujdes maksimal si nga peshkatarët dhe turistët, pasi janë një vlerë e shtuar dhe tepër e rrallë në ujërat shqiptare.

Pas verifikimeve u dallua një shenjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatarëve në det! Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë! Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës. Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona“, thuhet në njoftimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut, që dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhen me ngordhjen e tij!/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME