Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare është e kzekutuar nga bashkëshorti i saj. Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, për të cilën kërkohet drejtësi pasi v rasësi Ilir Djokaj është në arrati. Është e paqartë arsyeja përse 18-vjecarja ka rënë v iktimë e bashkëshortit të saj, i cili ka p lagosur edhe babain e Sheilës.
“Emri im është Sheila Bakija Shqiptare nga Mali i Zi (Tuzi) Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më v ranë.
V rasësi vrapon akoma i lir, ai që më mori jetën në lule të rinisë, me ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpis duke me marr jeten mua, dhe duke lan të p lagosur Babain tim.
MOS I VRISNI VAJZAT” – shkruhet në fotografinë që po qarkullon në rrjete sociale.
Ndërsa një poezi e titulluar “Plagë e zezë” përshkruan tragjedinë e rëndë duke treguar se sa rëndë do e përjetojnë prindërit teksa i bën pyetjen autorit: “Pse se ndale dorën o bir, e vrave ëndrrën që e kishe ti, i more jetën në moshë të re…”
PLAGË E ZEZË
Mos e vish me të zeza një nënë
Mos ja thyej ti shpirtin asaj
Se gjithë jetën do ti mbes
Plagë e zezë në zemren e saj
Pse se n’dale doren o bir
Por qëllove mbi një zemër të re
E vrave endrren qe e kishe ti
I more jeten në mosh të re
O ti ves që veson barin
Bjerë e bjerë për çdo natë
Ta bësh më të butë ti barin
Që ti duket varri si shtrat
Hapu varr mos e mbaj brënda
Të zgjohet e të gëzojë jetën
E kërkon Baba edhe Nëna
Si qyqe mbi Varr kan mbet te mjeret
Çaje varrin o ti engjull
Zgjohu fluturo si asnjëherë
Se gabim e ka shkru Zoti
Me të marr ty kaq të re
Lamtumire oj nena ime
Lamtumire ti baba jem
Nga kjo jetë unë po shkoj
E nuk kthehem ma n’kete vend
Fati rrugen e ka shkrua
Në tragjedi me perfundua
Syt e ballit me I mshel
Pa me ju puthë dhe një herë
Dora e burrit me paska vra
Disa plumba në trup m’kan ra
Unë kam vdek e rahat nuk jam
Pa me e pagua gjakun tem
Sheila Bakija Pushosh në paqe
