Categories Lajme

32 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit, lëndën me zgjedhje

32 mijë maturantë në mbarë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Provimi i lëndës me zgjedhje nis zyrtarisht në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30 minuta. Testimi është i gjithi me alternativa. Testi ka gjithsej 60 pyetje, ku secila ka nga një pikë.Për shkak të situatës nga koronavirusi, maturantët do të jenë të pajisur me maska e me doreza si dhe do të ruhet distancomi social. Korrigjimi do të jetë tërësisht elektronik dhe do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Specialistët këshillojnë maturantët të mos e dëmtojnë fletën, pasi nuk dublohet dhe ta plotësojnë si duhet. Maturantët kanë kryer më herët, pra me 8 qershor provimin e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe ditën e sotme me provimin e lëndës me zgjedhje. Sot përfundojnë të gjitha provimet e më tej vijohet me aplikimin në universitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME