Categories Lajme

“32 shkolla në Tiranë do të jenë me 4 turne” Veliaj për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie: Nëse ka një rast mbyllim klasën

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë një fjalimi nga palestra e shkollës “Servete Maçi” bëri me dije se një mësuese dhe një sanitare a kanë fituar betëjen me Covid-19. Veliaj bëri me dije se 32 shkolla në Tiranë do të zhvillojnë mësim me 4 turne të shkurtra. Po ashtu kryebashkiaku
Veliaj shtoi se po punohet për dezinfektimin e ambineteve, duke theksuar se nëse ka një rast mbyllim klasën, nëse ka shumë raste mbyllim shkollën. “Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do t’i hapim që semestrin e dytë dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja”, tha ai, duke theksuar se hapja e tyre do të shërbejë si valvul shkarkimi për shkollat e tjera të zonës.

“‘1 Qershori’ do të hapet si shkollë e re, me më shumë hapësira, që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës midis njësisë 5 dhe 6, ku është rritur tej mase lagja e ‘Selitës’. Kemi punuar me tre turne që shkolla e “Lalmit” në Vaqarr të hapet këtë vit; pra, nëse ka shkolla ngjitur dhe nëse shkollat e reja ofrojnë më shumë kapacitet, ky do të jetë momenti ideal për të bërë një transferim të nxënësve, që mund ta kenë shkollën e re më afër banesës. Shkollën “Jeronim de Rada” e kemi bërë thuajse nga fillimi, me ndihmën e fondit të Katarit. Në këto kushte, mjafton të përdorim pak kreativitet, që nxënësve t’iu japim një variacion për orët e mësimit, ndoshta duke zhvilluar një orë mësimi jashtë, duke shfrytëzuar palestrën ose natyrën”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Një nga problematikat e Covid-19 nuk janë vetëm mushkëritë, por edhe shëndeti mendor. Duhet të kuptojmë se ka prindër që kanë humbur punën ose biznesin dhe fëmijët që vijnë nga këto familje, do doja t’i kishit më në kujdes. Na duhet të inkurajojmë klasat sportive, që të gjithë fëmijët të merren me sa më shumë aktivitet fizik, por edhe të socializohen”, deklaroi ai. Kryebashkiaku shprehu besimin e tij se, sikurse në drejtimin e suksesshëm të institucioneve, drejtorët do të menaxhojnë me sukses edhe situatën e pandemisë. “Mezi pres që, cilësia e këtyre mjediseve, shtuar këtu me cilësinë e drejtimit tuaj, por edhe të mësimdhënies, të jenë në të njëjtin nivel edhe në përballjen me këtë hapje të pazakontë të shkollave. Shpresoj shumë që, si ata që kanë hedhur themelet e forta të kësaj shkolle, të kuptojmë se për këtë shoqëri dhe qytet që vetëm rritet, po hedhim themele të çunave dhe gocave, për të cilët nesër do të ndihemi krenarë,” përfundoi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME