Categories Lajme

32-vjeçari shqiptar hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta shtypë me makinë

Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka ‘kapërdirë’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke e ndjekur nëpër rrugë me makinë, në një ‘garë vdekjeje’ që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re. Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan sot (24 Janar) se e kanë arrestuar orët e vona të së enjtes të dyshuarin që po përpiqej të arratisej pas krimit.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi iu vu pas, goditi me makinën e tij atë të ish të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga. Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa i dhënë ndihmë gruas, e cila pas përplasjes ka pësuar lëndime serioze dhe u dërgua në spitalin e Castellanetës për mjekim nga shërbimi i ambulancës.

Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës, ata mësuan identitetin e agresorit dhe e shpallën në kërkim, kurse motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Madje sipas rrëfimit, një ditë para ngjarjes ai e kishte dhunuar të renë dhe kërcënuar me jetë, teksa më pas ka vijuar përndjekjen edhe me anë të telefonatave dhe mesazheve, për të bindur që të ribashkoheshin. Refuzimit të saj iu përgjigj me një skenë si në filmat aksion, me ndjekje makinash në rrugë dhe shkaktim aksidenti me qëllim vrasjen e ish-partneres në shenjë hakmarrjeje, informon media. I akuzuari pas ndalimit u la sot nga gjykata në arrest shtëpiak, teksa pret procesin e hetimit dhe gjykimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME