Categories Lajme

343 kartëmonedha të falsifikuara në 2022, BSH merr masa të reja

Nga 157 milionë copë kartëmonedha të hedhura në treg, 343 prej tyre janë identifikuar si të falsifikuara gjatë vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, hedhja në treg e monedhave të reja me elemente më të larta të sigurisë, ka ulur numrin e monedhave të falsifikuara në qarkullim.

Pavarësisht sigurisë së lartë të kartëmonedhave të reja, për të frenuar më tej këtë fenomen Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Marrëveshja u firmos nga guvernatori i BSH Gent Sejko, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe prokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela. Kjo marrëveshje ka ardhur si masë e shtuar ndaj sigurisë pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjive të reja për aktivitetin e tyre, ka thënë guvernatori Sejko.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria përmes marrëveshjes së nënshkruar me Bankën e Shqipërisë synojnë të rrisin identifikimin e rasteve dhe marrjen e masave parandaluese në kohë. Ndërkohë ministri Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij  ka bërë me dije se ne policinë e shtetit është ngritur një zyrë qendrore kundër falsifikimit të monedhave.

“Sot në Policinë e Shtetit është krijuar zyra qendrore kundër falsifikimit të monedhave. Do ndihmojmë shumë në dokumentimin e sasive të konfiskuara dhe një lloj baze të dhënash për makineritë që përdoren”, u shpreh ministri Bledi Çuçi. Sa i përket monedhave metalike, sipas Bankës së Shqipërisë prerja 50 Lekë është e vetmja që rezulton e falsifikuar, me 79 copë për vitin 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME