Categories Kuriozitete

Shkencëtarët tregojnë se kur do të zhduket ari

Një grup shkencëtarësh ka caktuar vitin e zhdukjes së arit: 2050. Ky është përfundimi i Qendrës për Kërkime Ekologjike dhe Aplikime Pyjore të Universitetit Autonom të Barcelonës (CREAF-UAB) dhe Këshillit të Lartë për Kërkime Shkencore (CSIC). Ata kanë publikuar një studim në të cilin reflektojnë se gjatë shekullit të kaluar, nxjerrja e mineraleve të rralla është dyfishuar, gjë që mund të përfshijë rreziqe mjedisore, ekonomike, sociale dhe gjeopolitike.

Punimi, i cili është botuar nga revista “Trends in Ecology and Evolution”, thekson se 70% e elementeve të tabelës periodike që nevojiten për të “ndërtuar botën njerëzore” nuk gjenden më në biomasë. Bëhet fjalë për elementet e përdorura në prodhimin e produkteve sanitare, hekurudhave, aeroplanëve ose telefonave inteligjentë.

“Ka mungesë elementesh pasi në vitet 1900, njerëzit kaluan nga përdorimi i materialeve të zakonshme si balta, guri ose gëlqerja, të cilat riciklohen vazhdimisht në natyrë dhe në atmosferë, në përdorimin e shumë elementeve të tjera, veçanërisht atyre të njohura si materiale të rralla”, tha Jordi Santas, një prej autorëve të studimit, për “EFE”.

“Po shkojmë në një situatë ku 80% e elementeve që përdorim janë nga burime jobiologjike”, paralajmërojnë shkencëtarët. Në këtë kuptim, një tjetër nga autorët e punimit, profesori Jaume Terradas, ka theksuar se “duhet një përdorim më racional i burimeve të kufizuara të Tokës”.

Nxjerrja e elementeve si ari, bakri apo silikoni është rritur shumë në shekullin XX për shkak të zhvillimit dhe përdorimit të teknologjive të reja. Rritja vjetore e procesit të konsumit dhe nxjerrjes është rreth 3% dhe një prej autorëve të tjerë të studimit, Josep Peñuelas, nënvizon se “rezervat e disa prej këtyre elementeve të mbarojnë në vitin 2050, në rastin e arit dhe në vitin 2100 në rastin e zinkut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Shkurt 2024

Dashi Ka ardhur momenti që të nisini të rishikoni strategjitë tuaja profesionale, në mënyrë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

NASA kërkon katër vullnetarë për në “Mars”

A keni menduar ndonjëherë se si është të jetosh në Mars? Tani ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Shkurt 2024

Dashi Do të përfitoni nga aventurat e reja profesionale të cilat ju bëjnë protagonist të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Ditor e Enjte 22 shkurt 2024

DASHI Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor , e Mërkurë 21 Shkurt 2024

Dashi Kjo e mërkurë është një ditë që do ju mësojë shumë gjëra. Sipas parashikimit…

LEXO ME SHUME