Categories Lajme

35-vjeçarja ndërron jetë nga Covid, rriten ndjeshëm rastet e reja gjatë 24 orëve

Dita e sotme ka shënuar 2 humbje jete si pasojë e Covid në Shqipëri. Mes tyre sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk e ka fituar dot betejën as një vajzë e re 35-vjeçare. Nga ana tjetër, 708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit , pas 4485 testimeve të kryera në të gjithë vendin.

Janë 6,249pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4485 testime, 708 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 293 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki:

362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malwsi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.

Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME