Categories Lajme

360 raste të reja me tuberkuloz (Video)

Tuberkulozi po prek të rinjtë. Këtë vit janë shënuar mesatarisht një i prekur në ditë, me mbi 360 raste të reja, ndërsa mjekët apelojnë të mos neglizhohen simptomat që janë të ngjashme me ato të komplikacioneve pulmonare. Mbi 360 persona janë diagnostikuar me tuberkuloz përgjatë këtij viti. Mjekët thonë se Shqipëria është një vend me incidencë të ulët, por problem përbën shfaqja e sëmundjes tek moshat e reja. Mjekja Donika Bardhi thotë se tuberkulozi është një sëmundje infektive, e cila përhapet përmes ajrit dhe prek mushkëritë. Simptomat janë të njejta me ato të komplikacioneve pulmonare.

Donika Bardhi: Numrin e rasteve me tuberkuloz e kemi në ulje vit pas viti, por ajo që ndryshon nga numri i lartë i pacientëve është sde ne e kemi kryesisht në moshën aktive. Pra nga 15-55 vjeç kemi numrin më të madh të rasteve me tuberkuloz. Mjekja Donika Bardhi thotë se tuberkulozi është një sëmundje infektive që përhapet nëpërmjet ajrit dhe prek mushkritë. Simptomat janë të njejta me ato të komplikacioneve pulmonare.

Donika Bardhi: Faktorët janë të ndryshëm, por ato që dominojnë janë sistemi imunitar i personit që bie në kontakt me një pacient me tuberkuloz, mosushqyerja, banimi në kushte jo të ajërosura. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 7 milion persona në mbarë botën u diagnostikuan me tuberkuloz përgjatë 2018-ës,  nga 6.4 milion qe ishin një vit më parë. Për shkak të diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të marrë në kohë numri i vdekjeve ka shënuar ulje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME