Categories Lajme

37-vjeçari me dy emra që mori peng të riun për borxhin, zbardhen fakte të reja

Shkëlqim Koçeku, 37-vjeçar i arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për rastin e një pengmarrje të ndodhur në kryeqytet nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit.

Behet me dije se ai përdor dy emra Shkëlqim dhe Rasim.

Në muajin Janar ai është arrestuar nga policia pasi terrorizoi banorët ne Paskuqan duke qëndruar në mes të rrugës me kallashnikov.

Në pamjet e publikuara asokohe në media, Koçeku dukej teksa qëndronte i qetë me kallash në dorë dhe pa bërë asnjë lëvizje.

Në momentin që automjetet e dallonin që mbante armë në dorë merrnin kthesën me shpejtësi për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të mundshëm.

Shkëlqim Koçeku u arrestua sot nga policia pasi bashkë me një 37-vjeçare të identifikuar si Denalda Çezma akuzohen se kanë marrë peng një person. Pas marrjes peng ata e kanë dhunuar fizikisht në banesën e kësaj të fundit për shkak të një borxhi.

Forcat e Komisariatit numër 6 në Tiranë kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorët:
Shkëlqim Koçeku, 37 vjeç, banues në Tiranë, me akuzën për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

Denalda Çezma, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit Sulltan Piraci, 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, Sulltan Piraçi, në bashkëpunim me shtetasin Shkëlqim Koçekun dhe shtetasen Denalda Çezma, kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e 37-vjeçares shtetasin Ermal Sorra. \panorama\

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME