Categories Lajme

38-vjeçari në Gjirokastër godet me grushte dhe shtyn nga shkallët e lokalit një 55-vjeçar, i plagosuri niset te Trauma

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi goditi me grushte dhe shtyu nga shkallët e një lokali një 55-vjeçar.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është sjell për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe 55-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Dëmtoi rëndë një 55-vjeçar, pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali, si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, arrestohet në flagrancë autori.

Pasi janë njoftuar se një shtetas kishte dhunuar fizikisht një shtetas tjetër, për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME