Categories Lajme

38-vjeçarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit: Më ndihmoni të jetoj, peshoj 450 kg, prej 4 vitesh jam në shtrat!

Blerina Rrapushi po lufton e vetme për jetën. Prej 4 vitesh dergjet në shtrat. Tani peshon 450 kg dhe nuk mundet të lëvizë as për nevojat personale.

“Tani po vdes, po marr kalbësirë. Kam nevojë për shërim. Jam vajzë 38-vjeçare. Shikoj vdekjen me sy. Kam katër vjet që lëngoj”, thotë ajo.

38-vjecarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ka kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, por askush nuk i është përgjigjur. Përreth 6 muaj i kishin hequr KEMP-in, për shkak se nuk kishte kartën e identitetit. Tashmë thotë se e merr sërish por është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

“Të paktën një mjekim, një kurim, një doktoreshë të vijë të më shikoj. Përgjigje negative. Jam invalide. Vjen puna për një paracetamol me lekë, s’kam ilaçe falas. Kam prerë çarçafë të mjekohem”, tregon 38-vjeçarja.

Mes lotëve tregon se shëndeti është përkeqësuar që nga shtatori i vitit shtatori i vitit 2016 kur u aksidentua.

“Nga mjekimet që më dhanë mjekët, ishin kortizone, morfina, ilaçe të tepërta, nga një doktor te një tjetër. S’kisha më fuqi të pija ilaçe se trupi im po bëhej sa më keq”, shprehet 38-vjeçarja për mediat në Shqipëri.

Në spitalin e Vlorës mjekët nuk e marrin përsipër mjekimin për sëmundjen e elefantizmit, ndërsa shprehet se i ka shkruar ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrisë por ka mbetur pa përgjigje.

“Doktorat e Vlorës, kanë thënë që ka doktorë po s’ka mjete për këto gjëra. Shërim ka, bëhet jashtë shtetit. Vini dorën në zemër për një motër shqiptare. Dikur kam ndihmuar edhe unë njerëz nëpër rrugë”, shprehet.

30-vjeçarja jeton vetëm me mbesën në një apartament të vogël në lagjen 24 maji, ndërsa ka nevojë për ushqime e medikamente.

“Më është plasur shpirt. S’kam fuqi, po shikoj vdekjen. Po torturoj një vajzë 19-vjeçare. Ja kam thyer kockat”, thotë Blerina Rrapushi.

Apeli i saj i drejtohet jo vetëm institucioneve por çdo qytetari që ka mundësi të kontribuojë për dërgimin jashtë vendit për mjekim të specializuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME