Categories Lajme

Spaho zbulon pse nuk votuan kundër zgjatjes së vettingut: Basha të tregojë burimin për çështjen “Toyota Yaris”

Deputeti demokrat Edmond Spaho foli sonte në Radarin Informativ në ABC në lidhje me marrjen në pyetje të kryedemokratit Lulzim Basha nga prokurorët belgë mbrëmjen e sotme për çështjen “Toyota Yaris”.

Spaho tha se Basha duhet të tregojë burimin ku e ka marrë informacionin në lidhje me një aksion që nuk ishte finalizuar ende. “Basha duhet të tregojë burimin ku e ka marrë këtë informacion. Nuk e di ia ka thënë apo jo prokurorëve belgë”, tha Spaho.

Ai tregoi edhe pse zgjodhën të largohen nga Kuvendi duke mos votuar kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut edhe pse nuk ishin pro kësaj nisme të shumicës socialiste.  “Do përdorej si argument për të thënë se këta janë kundër reformës në drejtësi”, u shpreh Spaho.

Spaho nënvizoi se opozita nuk duhet të shërbejë si mashë e maxhorancës për të arritur objektivat e saj.

“Janë bërë gabime të mëdha. Këto duhen evidentuar. Duhet  një debat për të parë se çfarë nuk eci. Opozita nuk mund të shërbejë si mashë e maxhorancës për të arritur objektivat e saj. Edi Rama e ka kapur një pjesë të sistemit të drejtësisë. Ku janë garancitë që me këtë trupë që kapi gjysmën nuk do kapë edhe gjysmën tjetër. Edhe me ndërkombëtarët nuk duhet gjetur rruga më e shkurtër por duhen para edhe interesat e opozitës. Ka frikë edhe nga problemet që mund të ketë, ai e di më mirë, dhe që është folur edhe në media vazhdimisht edhe për dosjen e Nick Muzin dhe për këtë tjetrën të Toyota Yaris”, shtoi ai.

Lidhur me zgjedhjet e 6 Marsit Spaho tha se betejën e kanë me Partinë Socialiste dhe jo me demokratët, duke theksua se Bashën nuk ka demokrat që e fal pas protestës së 8 Janarit në selinë blu.

“Ne betejën e kemi me Partinë Socialiste. Ne betejën e kemi me Edi Ramën dhe fushata e kandidatëve tanë nuk do jetë fushatë negativiste. Nuk do fokusohet te problemet negative. Qeverisja e Edi Ramës ka pafundësi problemesh. Kështu që ne do përqendrohemi tek ajo që do u ofrojmë qytetarëve të këtyre bashkive. Do i bëjmë thirrje demokratëve të mbështesin bashkëpunimin e Shtëpisë së Lirisë. Ku ishte Trekëndëshi i Bermudës sot. Apo tek ajo thirrja kur nuk voton pro i shërben Edi Ramës. Edi Rama vetë po voton pro.

Me sjelljen e grupit të Lulzim Bashës më 8 Janar ndaj demokratëve më keq se në kohën kur bënim kundër qeverisë, nuk ka demokrat që e fal. Edhe atyre pak mbështetësve që i kanë ngelur i bëjmë thirrje të shikojnë situatën me realizëm që të mund të përgatitemi dhe të bëhemi alternativë serioze për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ne duam t’i japim vendit pluralizmit që është zhdukur”, tha deputeti demokrat. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME